Bullgaria do të bëhet me fabrikë për disqe vinyl
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
Qe nga 1994 në Bullgari nuk është prodhuar asnjë disk vynil, por kjo është gati të ndryshojë pasi në vitin 2025 fabrika e parë për shtypjen e vynil Balkanton do të fillojë punën dhe do të jetë e vetmja në Ballkan.
Në një intervistë për BTA, Iliya Grigorov nga Balkanton shpjegon arsyet e ringjalljes së këtij biznesi, interesimin nga vendet e tjera të Ballkanit dhe konceptin e projektit.
Fabrika e vendosur në një fshat afër Sofjes, do të fillojë punën me porosi nga shkurti, me një kapacitet prodhimi deri në 20 mijë disqe në muaj.
“Ka shumë interes nga Ballkani dhe nuk jam i sigurt si do t'ia dalim në fillim – do të japim maksimumin. Shumë artistë bullgarë duan të punojnë me ne”, tha Grigorov.
Kur trendet u përmbysën dhe vynil filloi të rikthehej në trend, artistët bullgarë dhe ballkanikë që donin të publikonin muzikën e tyre në këtë format u detyruan të punonin me fabrika në Evropën Perëndimore. Diçka që jo vetëm kërkon më shumë kohë dhe para, por edhe dëmton mjedisin përmes dërgesave të vazhdueshme.
"Ne besojmë se Bullgaria dhe Ballkani duhet të kenë një vend të tillë në mënyrë që njerëzit të jenë një hap pranë produktit të tyre përfundimtar. Ne kemi folur me shumë njerëz nga Ballkani që duan të vijnë të shohin fabrikën. Kjo ka munguar këtu për 30 vjetët e fundit”, theksoi Grigorov.