Trepça fillon përforcimet: Transferon Rron Dahsylën dhe rinovon me Kenny Hasbrouck
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trepça fillon përforcimet: Transferon Rron Dahsylën dhe rinovon me Kenny Hasbrouck
New Project (54)
21/05/2026 - 18:02
Linku u kopjua

Kampionët e KB Trepçës kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar përforcimin e parë vendor dhe një rinovim shumë të rëndësishëm.

Skuadrës mitrovicase i është bashkuar zyrtarisht lojtari me perspektivë, Rron Dahsyla (193 cm).

21-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares së Kosovës, vjen te Trepça pas një eksperience të suksesshme me skuadrën e Proton Cable Prizrenit, duke premtuar shumë për të ardhmen e "Minatorëve".

Në anën tjetër, Trepça ka siguruar stabilitet dhe përvojë në radhët e veta duke zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit me basketbollistin amerikan, Kenny Hasbrouck.

Ish-lojtari i mjaft skuadrave evropiane dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare, edhe pse në moshën 39-vjeçare, vazhdon të mbetet një shtyllë kryesore e ekipit, gjë që e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Bashkimit ku kontribuoi me 10 pikë dhe 5 asistime në fitoren e thellë 98:78.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026