Trepça e fiton ndeshjen e tretë të finales kundër Yllit
Lexohet për: 1 min.
11-Fitorja Trepca
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e tretë finale e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Trepçës dhe KB Golden Eagle Yllit.

Pas katër çerekëve lojë të zhvilluara në parketin e sallës “Minatori” në Mitrovicë, Trepça ka triumfuar kundër Yllit me shifrat 85:78 (11:21, 26:10, 18:23, 30:24), raporton KosovaPress.

Me fitoren e sotme, Trepça e çon serinë e fitoreve në 2:1 kundër Yllit. Skuadra që shënon tri fitore e para shpallet kampione.

Basketbollistët më të mirë te Trepça ishin Kevin Capers me 19 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 16 pikë, katër kërcime e dy asistime.

Në anën tjetër, te Ylli më i dalluari ishte Alonzo Verge me 28 pikë, dy kërcime e pesë asistime.

Rezultati final i ndeshjes, 85:78 në favor të Trepçës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025