Tregu valutor, forcohet euro e bie dollari
Lexohet për: 1 min.
euroo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor në Shqipëri, të martën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.14 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta euro është ngjitur me 0.03 lekë në kuotën e këmbimit me 106.42 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas, ndryshe nga monedha amerikane që ra në vlerën e 99.61 lekëve.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë-oferta në tregun vendas.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit e të cilëve do të rritet, transmeton ATSh.

Forcimi i euros përkon me fundin e sezonit turistik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025