Tre veta udhëheqin Iranin, derisa të zgjedhet lideri i ri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tre veta udhëheqin Iranin, derisa të zgjedhet lideri i ri
lideret e rinj ne iran
02/03/2026 - 15:26
Linku u kopjua

Një këshill prej tre personash do të udhëheqë përkohësisht Iranin pas vdekjes së Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, raportuan të dielën mediat shtetërore iraniane.

Sipas tyre, kjo trupë përbëhet nga Presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe një anëtar i Këshillit të Gardianëve.

Treshja, që do të marrin përgjegjësinë për drejtimin e vendit gjatë periudhës së tranzicionit, do të ushtrojë kompetencat e Khameneit deri sa të krijohen kushtet për t’u mbledhur Asambleja e Ekspertëve, një trupë prej 88 klerikësh me ndikim, e cila ka përgjegjësi ta emërojë një pasardhës të ri. Sipas ligjit iranian, Asambleja duhet të zgjedhë një Udhëheqës të ri Suprem sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajatollah Ali Khamenei u vra të shtunën gjatë sulmeve ndaj Iranit që u kryen nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Aktualisht mbetet e paqartë se kush mund të zgjidhet si pasardhës i tij, por ajo që dihet është se zhvillimet e fundit kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë shtuar pasigurinë politike në Republikën Islamike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026