Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri
Tre pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërkohë që janë shënuar 78 infektime të reja.
Viktimat janë një 68-vjeçar nga Kavaja, një 71-vjeçar nga Tirana dhe një 77-vjeçar nga Durrësi.
Nga 1.146 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 33 qytetarë në Tiranë: 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnjë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1.531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267.197.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 272.210 raste, 267.197 janë shëruar, 1.531 janë aktivë, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.482 pacientë.