Tre të lënduar në një aksident në Banjë të Malishevës
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Banjë të Malishevës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KosovaPress se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, pa dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Rasti po hetohet nga Njësia rajonale e komunikacionit rrugor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024