Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren
Lexohet për: 1 min.
policia veri
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sot në rrugën Gjakovë-Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Fshati slloven” në orën 12:20.

Ai tha se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025