Tre të arrestuar në Fushë Kosovë për substanca narkotike
Lexohet për: 2 min.
Deshmite droga
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre persona janë arrestuar gjatë një aksioni të hetuesve policorë antidrogë  në Fushë Kosovë, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike. Rasti ka ndodhur të shtunën rrugën “Dardania”, pas marrjes së informatave se personi i dyshuar me iniciale R.H. është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike të llojit kokainë. Hetuesit policorë të antidrogës rreth orës 19:20 kanë ndaluar një të dyshuar me iniciale G.B. (31) dhe gjatë kontrollimit të tij është gjetur një qese e vogël e mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 0.5 gram.

Në vazhdimësi të operacionit rreth orës 20:40 është ndaluar vetura e tipit Fiat ngjyrë hiri, të cilën e drejtonte personi me inicialet R.F. (28) dhe pasagjer në veturë ishin edhe personat me iniciale E.F. dhe F.K., ku gjatë kontrollit tek i dyshuari R.F. janë gjetur tri qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1.6 gram. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe operacioni ka vazhduar në rrugën “Dardania”, te banesa e të dyshuarit R.H. (59), ku gjatë kontrollit janë gjetur 46 pako me kokainë, me peshë 23.3 gramë, një peshore digjitale për matje, 730 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve dhe dy telefona celularë.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia K-9 dhe njësia e Forenzikës Regjionale-Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive/provave të gjetura materiale. Të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, për procedura të mëtejme ligjore. I dyshuari F.K. (33) pas verifikimit në data-bazën e policisë figuronte se ka urdhër arrest me vuajtje të dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Hetime të tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar nga antidroga e Policisë në bashkërendim me prokurorinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024