Tre të akuzuar për vdekjen e Liam Payne, përfshirë punonjësin e hotelit
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Tre të akuzuar për vdekjen e Liam Payne, përfshirë punonjësin e hotelit
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre persona janë arrestuar dhe akuzuar në Argjentinë në lidhje me vdekjen e Liam Payne, njoftuan sot autoritetet.

Të dyshuarit akuzohen për braktisjen e një personi që përfundoi tragjikisht, si dhe furnizim dhe lehtësim të lëndëve narkotike, tha sot në një njoftim për shtyp Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese të Argjentinës. Të dyshuarit nuk janë përmendur nga autoritetet.

Ylli i One Direction vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel të Buenos Airesit më 16 tetor. Sipas njoftimit, "Payne nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm ose po përjetonte një gjendje rënieje të dukshme ose humbje të vetëdijes në kohën e rënies".

Pasi Payne ra nga ballkoni dhe vdiq, "u zbulua sjellje e paligjshme nga e cila tre persona u akuzuan për krim", thuhet në njoftim.

Autoritetet kryen nëntë bastisje këtë javë. Një nga të dyshuarit “është personi që shoqëronte artistin çdo ditë gjatë qëndrimit në Buenos Aires”. Një i dyshuar i dytë është një punonjës hoteli i akuzuar për furnizimin e Payne me kokainë, dhe një i tretë është një "furnizues i drogës".

Sipas njoftimit, prokurorët janë përpjekur të "rindërtojnë ditët në të cilat Payne po qëndronte në hotel midis 13 dhe 16 tetorit.

Autoritetet në Argjentinë thanë më herët se në momentet para vdekjes dhe në periudhën e të paktën 72 orëve të fundit, "Payne kishte vetëm gjurmë të përdorimit të alkoolit, kokainës dhe ilaçit antidepresion me recetë në trupin e tij".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024