Tre shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët shqiptarë në fabrikën e Gramshit
Lexohet për: 2 min.
643643
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fabrikën e Çekinit të Gramshit, ish-fabrika  mekanike e armëve, ku tre shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy prej të plagosurve janë identifikuar si Aldo Bici dhe Ardian Caka.

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Top Channel raporton se tre prej rusëve janë kapur nga policia. Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.

Prokuroria thotë se rusët ishin duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë në perimetrin e uzinës. Ende nuk është e qartë se çfarë janë apo çfarë synimesh kanë pasur. Në rast se do të ishin turistë thotë prokuroria nuk do të reagonin me neuroparalizues, por do të hetohet për të mësuar se cilët janë synimet e tyre.

Në fabrikën mekanike të armeve në Gramsh nuk prodhohen armë prej vitit 1993. Më pas pati vetëm montime dhe rregullime të armeve deri në vitin 2004. Në këtë fabrikë më vonë nisi procesi i demontimit të armëve, i cili ka zgjatur deri para një viti. Gjithsesi fabrika ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçante që ruhet nga ushtria shqiptare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025