Tre persona humbën jetën të martën në Kosovë, dy nga ta në aksidente trafiku
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tre persona humbën jetën të martën në Kosovë, dy nga ta në aksidente trafiku
Aksident-trafiku
22/07/2026 - 09:13
Linku u kopjua

Tre persona kanë vdekur Kosovë, të martën, dy prej tyre në aksidente trafiku, ndërsa rasti tjetër është iniciuar si "hetim i vdekjes", pasi një person është gjetur pa shenja jete, në Viti, sipas raportimeve të policisë.

Një grua humbi jetën në orët e para të së martës në fshatin Komoran të Drenasit, pasi vetura me targa vendore në të cilën ndodhej u përfshi në një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësuan edhe tre persona të tjerë, një burrë dhe dy gra. Trupi i së ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një tjetër aksident me fatalitet ndodhi në rrugën "Besim Ndreca" në Suharekë, ku një burrë, derisa po drejtonte veturën, humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas në një objekt, rreth orës 10. Ai, siç raporton policia, pësoi lëndime fatale dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, në Viti, është iniciuar një rast si "hetim i vdekjes" pasi një burrë u gjet pa shenja jete, rreth orës 16 e 30. Vdekja u konstatua nga mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026