Tre lojtarë të Arsenalit nuk janë parë gjatë seancës së tyre të fundit stërvitore përpara ndeshjes në Ligën e Evropës të enjten.
Oleksandr Zinchenko, Martin Odegaard dhe Aaron Ramsdale munguan në stërvitje javën e kaluar para ndeshjes së tyre kundër Manchester United, dhe shumë tifozë të Arsenalit ishin të shqetësuar.
Sipas gazetarit Dan George, Thomas Partey, Cedric Soares dhe Emile Smith Rowe nuk ishin të pranishëm gjatë seancës së tyre të fundit stërvitore sot.
Partey humbi ndeshjen e Arsenalit kundër Manchester United të dielën, kështu që nuk është çudi ta shohësh atë të mungojë në stërvitje, por Smith Rowe u inkuadrua në pjesën e dytë.
Asgjë nuk është raportuar për shkallën e dëmtimit, por tifozët e Arsenalit mund të jenë të shqetësuar kur dëgjojnë se anglezi mungonte në stërvitje para ndeshjes së tyre të parë të Ligës së Evropës.