Tre gjyqtar dhe tri zyrtare në Gjykatën Supreme mbesin për 40 minuta në ashensor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
ashensori-flickr-1
Foto Ilustruese
3 orë më parë
Linku u kopjua

Udhëheqësja e zyrës për informim dhe komunikim me publikun nga Gjykata Supreme, Antigona Uka Lutfiu, ka reaguar lidhur me mosfunksionimin e ashensorëve në Gjykatën Supreme.

Uka Lutfiu tha se sot për 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtar dhe tri zyrtare të gjykatës derisa sipas saj ka pasur edhe lëvizje të pa kontrolluara.

“Gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe stafi mbështetës tash e një vit janë duke punuar në kushte të pasigurta pune, si pasojë e ashensorëve të cilët bllokohen dhe lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, e të cilët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sot, për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka pasur lëvizje të pakontrolluara dhe tronditëse”, ka thënë Uka – Lutfiu përmes një komunikate për media.

Sipas saj gjyqtarët dhe stafi janë trajtuar nga stafi mjekësor i ndihmës së shpejtë dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Rastet e ngjashme të vitit të kaluar dhe rasti i sotëm shton nevojën që kjo çështje të mos neglizhohet më tutje, por të trajtohet me seriozitet dhe institucionet kompetente ta marrin seriozisht situatën dhe të krijojnë kushtet e punës duke siguruar se jeta e gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës është e sigurt”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025