“Tre Çukat e Gllavës” në Memaliaj, pasuri natyrore me bukuri të rrallë
Lexohet për: 1 min.
turizem AL
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bukuritë natyrore në Bashkinë Memaliaj janë thesare të fshehura që zgjojnë kurdoherë kureshtjen e çdo vizitori për t’i eksploruar dhe shijuar.

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj përcolli në rrjete sociale pamje nga një prej zonave natyrore piktoreske më paronamike që gjendet në njësinë administrative Buz.

“Nëse do të vini ti vizitoni, do të surprizoheni nga gjithçka kjo zonë ofron, ku bukuritë natyrore ndërthuren aq bukur me historinë, traditën dhe kulturën”, shkroi ai.

Të njohura si “Tre Çukat e Gllavës”, një prej pasurive natyrore më të rralla, që jo pa shkak ka marrë statusin e Monumentit të Natyrës.

I shtrirë në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, një ballkon natyror me fushë pamje 360°, ku në kohë të kthjellët mund të dallosh qartë ishullin e Sazanit, qytetin e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Tepelenës dhe Memaliaj, transmeton ATSh.

“Kjo është panorama që ofron Memaliaj, për çdo vizitor që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë”, u shpreh Malaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025