Traveling Lifestyle: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024
Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit të hiqnit dorë? Mos u shqetësoni, ne kemi një zgjidhje. Në fakt, kemi disa, shkruan Daniela Kankova në revistën amerikane “Traveling Lifestyle”.

Pas disa kërkimesh ne hartuam një listë me gjashtë destinacionet më të lira në Evropë për pushime në 2024 ku mund të pushoni si ‘Mbret’.

Shpesh i referuar si Bali Evropian, Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë udhëtarëve vitet e fundit. Shqipëria ofron plazhe mahnitëse dhe ujëra të kthjellët bruz, dhe vija bregdetare është gjithashtu e veshur me resorte të shkëlqyera, restorante dhe atraksione kulturore. E gjithë kjo me një kosto të përballueshme në krahasim me destinacionet e njohura mesdhetare. Çmimi mesatar për një dhomë hoteli shkon nga 40 deri në 90 dollarë. Një vakt në një restorant të lirë kushton 10 dollarë. Një birrë në një bar kushton 3 dollarë. Për më tepër, plazhet e Shqipërisë nuk janë ende të mbipopulluara me turistë. Ndaj nxitoni të rezervoni udhëtimin tuaj përpara se udhëtarët të njihen me këtë perlë të fshehur mesdhetare, Rivierën Shqiptare.

Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve më të lira në Evropë për t’u vizituar në verën e vitit 2024:

Riviera Shqiptare
Alanya, Turqi
Sunny Beach, Bullgari
Algarve, Portugali
Budva, Mali i Zi
Kretë, Greqi

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
340
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024