Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Prive”.
Eksploroni peizazhet e saj ende të virgjëra, vizitoni vendet arkeologjike të zhytura në histori dhe ndihuni të përkëdhelur nga vendasit mikpritës…E hapur plotësisht me botën, Shqipëria është një vend mesdhetar me një të kaluar të pasur për t’u zbuluar përpara se ky territor të kthehet në një destinacion ultra-turistik. Shqipëria ju ofron mundësinë të përjetoni një aventurë të paharrueshme dhe të zbuloni thesare ende të panjohura për publikun e gjerë. Mirë se vini në zemrën magjepsëse të Ballkanit, ku antikiteti ndërthuret me peizazhe që të lënë pa frymë dhe kulturën e gjallë vendase.
Një aventurë e paharrueshme ju pret në Shqipëri. Më poshtë ju rekomandojmë vendet kryesore që duhet të vizitoni me patjetër gjatë udhëtimit tuaj në Shqipëri. Ne e provuam dhe na pëlqeu.
Dita e parë: Mbërritja në Tiranë – Durrës
Dita e dytë: Durrës – Apolloni – Vlorë
Vizitoni qytetin e Durrësit, qyteti port më i madh në Shqipëri. Në shekullin II p.e.s. në këtë qytet u ndërtua amfiteatri më i madh në Gadishullin Ballkanik. Vizitoni amfiteatrin e mrekullueshëm romak dhe kullën veneciane dhe shëtisni përgjatë mureve bizantine të qytetit. Gjithashtu zbuloni mbetjet antike të shumë vendeve historike si zona arkeologjike e Apollonisë. Më shumë se 2500 vjet më parë, grekët krijuan një koloni atje për nder të Apollonit. Gjithashtu bëni një udhëtim në Vlorë, një qytet port në jug të Shqipërisë, i vendosur në ngushticën e Otrantos, vendi më i ngushtë në detin Adriatik.
Ju mund të largoheni nga Vlora nëpërmjet rrugës piktoreske bregdetare që kalon në jug përgjatë Rivierës Shqiptare. Një peizazh unik ju pret në Parkun Kombëtar të Llogarasë.Rrugës për në Sarandë, ju rekomandojmë të ndaloni në Himarë, një perlë e vërtetë e Shqipërisë së Jugut. Shijoni gatimet tradicionale si byreku, qoftet dhe frutat e detit te fresketa, një kuzhine e shijshme me ndikime mesdhetare dhe ballkanike. Ju mund të shijoni peshkun e sapokapur pikërisht në buzë të detit. Në gadishullin e Porto Palermos, ju rekomandojmë një ndalesë për të eksploruar dhe fotografuar kështjellën trekëndore të Ali Pashës. Më pas vazhdoni udhëtimin drejt qytetit bregdetar, Sarandë.
Dita katërt: Sarandë – Butrint – Ksamil – Sarandë
Dita e pestë: Sarandë – Berat – Tiranë
Vizitoni ‘qytetin e një mijë dritareve’, Beratin dhe kalanë e tij, ende të banuar, të renditur në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Shëtisni në rrugët e qytetit, një vend magjepsës me arkitekturën otomane të ruajtur mirë. Kthimi në kryeqytet bëhet nëpërmjet Elbasanit, përgjatë rrugës antike romake “Via Egnatia”.
Nëse keni ende kohë përpara fluturimit, ju rekomandojmë të bëni një turne në kryeqytetin shqiptar. Vizitoni Tiranën, kryeqytetin evropian që ofron një atmosferë të gjallë me kafenetë, restorantet, muzetë dhe jetën e natës. Gjithashtu njihuni me Muzeun Historik, Sheshin Skënderbej me ndërtesat e stilit italian dhe ish-rezidencën zyrtare të Enver Hoxhës.