Samiti në Kotor, Vuçiq: Nuk do të jemi në BE para Ukrainës, do të duhet të presim edhe gjashtë vjet
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ‘e di që askush nga ne nuk do të jetë pjesë e BE-së përpara Ukrainës’. Vuçiq në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ku po diskutohet Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor theksoi se ‘kur dhe nëse do të hyjmë së bashku me Ukrainën është një problem tjetër’.

Vuçiq shtoi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e hapi temën se a do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“A do të mund të hyjmë në Bashkimin Evropian së bashku me Ukrainën apo jo, kjo është çështje tjetër dhe ju mund të thoni çfarë të doni, po ju them, inteligjenca ime po më thotë se kam të drejtë dhe nuk ka të bëjë me inteligjencën time, është për diçka që po ndodh, që do të thotë se ne do të duhet të presim edhe gjashtë vite të tjera, gjë që është gjithashtu në rregull”, theksoi ai.

Në Samitin e Kotorit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024