Transportuesit nga Kosova të rrezikuar në territorin e Serbisë
Lexohet për: 3 min.
kosovapress
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas bllokimit të pikave kufitare me Serbinë për kalimin e kamionëve dhe autobusëve me targa të Kosovës, transportuesit nga Kosova ndjehen të rrezikuar dhe të pambrojtur në territorin e Serbisë.

Derisa qarkullimi i veturave është tejet i ulët në pikën kufitare në Merdare për shkak të bllokadës të vendosur andej kufirit me Serbinë me protesta nga qytetarët serbë për të mos kaluar asnjë autobusë dhe kamionë nga Kosova.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bprotestat-ne-territorin-serb-pamundesohet-kalimi-i-qytetareve-ne-jarinje-dhe-merdare/

Valent Topalli shoferi i kamionit me targa të Kosovës i bllokuar në pjesën e Serbisë  shprehet i shqetësuar për situatën, derisa thotë se kamioni me mallra të Kosovës duhet të kaloj në pjesën e Kosovës pasi që sipas tij gjendja është e rrezikshme, raporton KosovaPress.

Për më tepër, vozitësi Topalli ka bërë ftesë institucioneve të Kosovës që t’i mundësojnë të kalojnë kamionët e tyre në terminalin e Kosovës

Sipas Topallit janë afër 30 maune me targa të Kosovës që kanë mbetur të bllokuara në territorin e Serbisë.

Ndërkaq, qytetari serb Dragan Kuzmanoviq i cili hyri me veturë në territorin e Kosovës nëpërmjet pikës kufitare në Merdare, ka treguar se me vetura qarkullimi është i kalueshëm, ndërsa sipas tij kamionët dhe autobusët nuk lejohet të kalojnë në territorin e Serbisë.

Ndërsa, qytetari Adem Rrahmani ka deklaruar për KosovaPress se nuk do të kalojë këtë pikë kufitare as për t’u kthyer nga Kosova për shkak se situata nuk është e mirë në këtë pjesë, dhe sipas tij parashihet rrezik kalimi në Merdare.

https://kosovapress.com/admin/dhjetera-kamione-presin-te-hyjne-ne-kosove-kurti-morem-masa-ne-vendkalimet-me-serbine/

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. 

Ministria e Jashtme ka njoftuar të hënën në mbrëmje se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

“Nëse nuk kanë hyrë në Serbi, luten qytetarët, të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët e Kosovës me vetura po përdorin alternativa tjera për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

https://kosovapress.com/admin/vendkalimi-ne-merdare-i-bllokuar-per-kamione-dhe-autobuse-qarkullim-i-paket-me-vetura/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025