Trajneri i Spanjës: Lojtarët e mi janë të pangopur, kjo është një natë historike
Lexohet për: 2 min.
40-Trajneri i Spanjes
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka folur për mediat pas fitores ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Spanja e mposhti sonte Gjermaninë 2:1 për ta siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Euro 2024, raporton KosovaPress.

De La Fuente tha se lojtarët e tij po luajnë në një nivel shumë të lartë dhe se janë të gatshëm për gjysmëfinale.

“Ky është momenti për të vlerësuar atë që kemi arritur dhe për të shijuar këtë moment. Fizikisht, do të shohim se si mund të përmirësohemi në ditët në vijim. Jam i sigurt se të gjithë lojtarët e mi janë gati për gjysmëfinalen. Ata po luajnë në një nivel shumë të lartë”, tha De La Fuente.

Më tej, De La Fuente u shpreh krenar që po stërvit “lojtarë të pangopur”.

“Lojtarët e mi janë të pangopur. Jam krenar që stërvit lojtarë të tillë. Unë i njoh shumë prej tyre për shumë vite. Ata janë mësuar të konkurrojnë në nivelin më të lartë dhe kanë një mundësi për të fituar turneun. Ky ekip do të garojë gjithmonë. Gjithmonë ka vend për përmirësim, sigurisht, por nuk mund të vëmë në dyshim krenarinë, cilësinë dhe përkushtimin e tyre”, tha De La Fuente.

Për fund, trajneri spanjoll tha se nata e sotme është historike, dhe se kombëtarja është e emocionuar që po e ka përkrahjen nga populli spanjoll.

“Kjo është një natë historike. Jam krenar që mund të përfaqësoj vendin tonë. Se sa larg do të arrijmë, do ta shohim, por jemi absolutisht të bindur se mund të arrijmë shumë larg me këtë ekip. Euforia jonë është plotësisht nën kontroll. Jemi shumë të lumtur, por e dimë që nesër është tashmë një ditë tjetër. Ne nuk mund të kontrollojmë atë që ndodh jashtë, por jemi të emocionuar që vendi po na mbështet”, tha De La Fuente.

Spanja do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes së sotme mes Portugalisë dhe Francës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024