Trajneri i ri i Romës, Daniele De Rossi ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore dhe ka mbledhur stafin e tij, duke përfshirë disa tifozë të përkushtuar të “Giallorossëve”.
Ish-kapitenit të Romës iu dha detyra sot pas vendimit për të shkarkuar Jose Mourinhon, dhe mbërriti në Trigoria pasditen e sotme për takimin e tij të parë me skuadrën, raporton KosovaPress.
Ata përfshijnë Lorenzo Pellegrinin, Bryan Cristanten, Stephan El Shaarawyn dhe Rick Karsdorp.
Ndërkohë, janë bërë publike detajet e stafit të De Rossit te Roma dhe ai është përpjekur ta mbushë grupin me ata që, si ai, u rritën duke mbështetur “Giallorossët”.
Roma është me të vërtetë një çështje familjare tani, pasi babai i Daniele, Alberto De Rossi ishte për shumë vite trajner i ekipit të rinjve Primavera dhe tani është drejtor i zhvillimit në klub.
(2) AS Roma on X: "? https://t.co/sJDg6Ecpap" / X (twitter.com)