Trajneri i Danimarkës pas eliminimit nga Gjermania: Kemi treguar se jemi afër gjigantëve
Lexohet për: 1 min.
52-Hjulmand
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Danimarka u eliminua sonte nga Kampionati Evropian Euro 2024, duke u përshëndetur qysh në raundin e 16-të.

Kombëtarja e Danimarkës pësoi humbje sot në “Signal Iduna Park” me shifrat 2:0 nga Gjermania, me golat që u shënuan nga Kai Havertz dhe Jamal Musiala, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes ka reaguar trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand.

“Vitet e fundit, ne kemi treguar se jemi afër gjigantëve, por ka vetëm një gjë që mungon: Ne duhet të krijojmë dhe të marrim më shumë shanse. Ambicia jonë është t'i bëjmë ballë skuadrave të mëdha - ne jemi duke bashkëpunuar me ekipe për të krijuar lojtarë më të mirë, dhe ndonjëherë arrijmë në gjysmëfinale, ndonjëherë jo. Kroacia ka pasur disa vite të shkëlqyera dhe ja ku duam të jemi”, tha Hjulmand.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024