Trajneri i Chelseat e konfirmon si qëndron situata mes Fernandez e Fofanas
Lexohet për: 1 min.
3-Trajneri i Chelseat
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca foli për grindjen mes shokëve të skuadrës Enzo Fernandez dhe Wesley Fofana.

Ky i fundit u “tërbua” në rrjetet sociale kur Fernandez postoi një video kontroverse të tij dhe bashkëlojtarëve të Argjentinës duke kënduar një këngë për kombëtaren franceze, raporton KosovaPress.

Fofana e quajti atë "racizëm të pafrenuar", por tani thuhet se i ka rregulluar gjërat me Fernandez.

Trajneri Maresca u shpreh:

“Takimi ishte mes Enzos, disa shokëve të tij, Wes ishte aty. Ata folën me njëri-tjetrin. Është normale ndonjëherë që reagimi i parë nuk është gjithmonë i mirë kur debatojnë, ndërveprimi i parë nuk është i mirë. Por duke e menduar pak, ditë pas dite, mund të kuptoni se nuk kishte ndonjë qëllim të keq, sepse ata e njohin Enzon. Ata e dinë që Enzo është një djalë i mirë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025