Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook pas akuzave mbi raportet e tij të afërta në dëm të Kosovës me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove e shajnë me nënë e me babë si “vëllain e Vuçiq”, ka shkruar Rama me ironi duke iu drejtuar akuzave ndaj tij.
I pari i qeverisë shqiptare është shprehur se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe vend aspirant për anëtar të komunitetit euroatlantik. Ai tha gjithashtu se Kosova nuk mund të mbahet peng nga askush dhe u bëri thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e saj.
“Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës ka për synim të shpërqendrojë dhe hutojë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe në të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’i dalin ta zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik, e nuk duhet të mbahet peng nga askush, me pretendime dhe justifikime të rreme, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin që i takon me të drejtë Kosovës në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha Rama.