Legjenda e Romës, Francesco Totti këmbëngul se nuk ka probleme me Daniele De Rossi dhe shpreson që Ivan Juric të vazhdojë në një rrugë të suksesshme në “Stadio Olimpico”. Ish-sulmuesi i Romës dhe Italisë, Totti publikoi intervistën e parë që kur Roma shkarkoi ish-bashkëlojtarin e tij Daniele De Rossi, duke punësuar në vend të tij Juric.
Ish- trajneri i Torinos është i pamposhtur në tre ndeshjet hapëse në krye të “Giallorossëve”, përcjellë KosovaPress.
Vetëm pak ditë përpara se pronarët e Romës të shkarkonin efektivisht ish-mesfushorin, Totti e kishte paralajmëruar De Rossin se klubi mund ta trajtonte atë si José Mourinho.
“Kam folur me të si më parë. Ne nuk flasim vetëm për futbollin; flasim edhe për jetën private. Dikush ka përforcuar gjithçka, duke thënë se kishte probleme mes meje dhe atij gjatë kohës së tij në stolin e Romës. Përkundrazi, mendoj se jemi dy miq dhe flasim shpesh. Dikush spekuloi se ai tha disa gjëra për mua brenda Trigoria, por nuk ishte e vërtetë. Ne po flisnim për gjëra të tjera, jo për Romën.”