Tottenham Hotspur ka kryer transferimin e parë të drejtpërdrejtë mes tij dhe rivalit të Premier Ligës, Chelseat në 14 vitet e fundit.
Dita e fundit e afatit të transferimeve është në orët e fundit të saj, me Arsenalin që bën lëvizjen e katërt për një lojtar të Chelseat mbi 30 vjeç në shtatë vitet e fundit, duke nënshkruar me Jorginhon, raporton KosovaPress.
Kjo është pa dyshim arsyeja që shumë prej tifozëve të Arsenalit e shohin lëvizjen për italianin si një negativ të madh, pavarësisht faktit se ata kanë nevojë për një rezervë të Thomas Partey.
Ndërsa “Blutë” kanë qenë në dukje mjaft të lumtur për të bërë biznes me Arsenalin, veçanërisht për të lënë lojtarët e tyre të padëshiruar të largohen, ka pasur shumë pak lëvizje nga perëndimi në veri të Londrës, ku Tottenhami është përfshirë.
Megjithatë, të martën, Tottenhami përfundoi një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin 19-vjeçar Jude Soonsup-Bell, për t'iu bashkuar skuadrës së tyre të zhvillimit.
Adoleshenti kishte refuzuar mundësinë e një kalimi te Manchester City, për të qëndruar në Londër, duke thyer kështu një seri 14 vjeçare ku askush nuk lëvizte nga Chelsea te Tottenham.