Tottenhami barazon në minutat e fundit kundër Liverpoolit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tottenhami barazon në minutat e fundit kundër Liverpoolit
totenham
15/03/2026 - 19:43
Linku u kopjua

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Tottenhamit ka përfunduar me barazim 1-1, në një takim që u vendos vetëm në sekondat e fundit.

"Reds" kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të përmes një goditjeje dënimi fantastike nga Dominik Szoboszlai. Liverpooli pati mundësi të shumta për të mbyllur ndeshjen, duke goditur edhe shtyllën me Gakpo-n, por mungesa e efikasitetit u kushtoi në fund.

Kur dukej se fitorja do t'u takonte vendasve, Richarlison u shfaq si hero për Tottenhamin duke shënuar golin e barazimit në minutën e 90-të, pas një asisti nga Kolo Muani. Ky barazim e lë Liverpoolin në vendin e pestë me 49 pikë, duke e vështirësuar garën për një vend në Champions League, ndërsa Tottenhami mbetet në pjesën e poshtme të tabelës në vendin e 16 duke shpëtuar zonës së rrezikshme me 1 pikë me 30 pikë pas kësaj xhiroje të 30-të.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026