Tottenham brenda 4 minutave rikthehet për fitoren e madhe ndaj Aston Villa
Sport
Lexohet për: 2 min.
Tottenham brenda 4 minutave rikthehet për fitoren e madhe ndaj Astona Villa
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Tottenham me rikthim të madh mposhtën sot si vendës skuadrën Aston Villa me rezultatin 4:1, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premier Ligës në futboll, duke u ngritur kështu në pozitën e shtatë në tabelë me 16 pikë.

Morgan Rogers solli mysafirët në epërsi në pjesën e parë në minutën e 32-të, ndërsa skuadra vendëse u rikthye në lojë me golin e Bernnan Johnson katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Vendësit vazhduan dominimin në terren, për fitoren e re në këtë edicion të garave përmes dy golave të Dominic Solanke në minutën 75, pas asistimit të Dejan Kulusevski dhe 79, pas asistimit të brazilianit Richarlison. Fitoren bindëse për skuadrën vendëse e vulosi James Maddison në minutën e 6-të të kohës shtesë.

Pas kësaj humbjeje, Aston Villa ka rënë në pozitën e pestë në tabelë me 18 pikë, po aq sa ka edhe Arsenal një pozitë më lartë, por me gol-diferencë më të mirë, teksa kreun e tabelës e mban Liverpool pas humbjes së parë të Manchester Cityt këtë edicion nga Bournemouth dje me rezultatin 1:2.

Sot nga ora 17:30 zhvillohet takimi i fundit i xhiros së dhjetë të Premier Ligës ndërmjet Manchester United, i cili renditet në pozitën e 13-të me 11 pikë dhe Chelsea, i shtati me 17 pikë. Në rast të fitores, “të kaltrit” do të rrëmbejnë pozitën e tretë nga Newcastle United, i cili aktualisht ka grumbulluar 19 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025