Tjetër zhgënjim nga Ballkani, barazon si vendas me Hamrun
Lexohet për: 1 min.
8-Ballkani
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e parë kualifikuese e Ballkanit në Ligën e Konferencës, ku kampioni i Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim si vendas kundër skuadrës së Hamrunit.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Ballkani ka barazuar pa gola, 0:0 me skuadrën e Hamrunit, raporton KosovaPress.

Gjatë gjithë ndeshjes kampioni i Kosovës tregoi paraqitje më bindëse se skuadra e Hamrun, por që fati nuk ishte në anën e tij për ta gjetur golin.

Po ashtu, Ballkani kishte një shans të artë për të kaluar në epërsi, por që mesfushori Lindon Emërllahu dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 20’.

Ndeshjen e parë si vendas Ballkani e mbyll me barazim, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 30 të këtij muaji në “Tony Bezzina Stadium” të Paolas në Malta.

Rezultati final i ndeshjes së sotme, 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024