Tiranë, protestojnë qytetarët në mbështetje të Kosovës: Përjetë bashkë!
Lexohet për: 1 min.
protesta ne Tirane
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me moton “Dje, sot, nesër përjetë bashkë”, disa qytetarë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë protestuar të premten në Tiranë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kjo protestë është nxitur edhe nga qëndrimet e kryeministrit, Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit, shkruan Oranews.

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

Protestuesit i kërkuan Qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah i Kosovës.

Ishte një thirrje e bërë një ditë më parë në rrjetet sociale që ftonte qytetarët të mblidheshin në sheshin para selisë së qeverisë në Tiranë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025