Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 20 rrugë të sigurta pranë shkollave në qytet gjatë vitit të ardhshëm.
Modeli i Tiranës për rrugët e sigurta të shkollave, të njohura si ‘Rrugët për Fëmijët’, vë në zbatim ndryshime të thjeshta projektimi të rrugës, që lehtësojnë kohën e hyrje-daljes për nxënësit dhe prindërit, ulin shpejtësinë e makinave dhe shtojnë hapësirë të re publike të përshtatshme me kushtet klimatike dhe të qasshme gjatë gjithë orëve të ditës.
Investimi është një përshkallëzim i programit që ka nisur qysh në 2020. Organizata jo-fitimprurëse Qendra Marrëdhënie, e bazuar në Tiranë, bashkërendoi përpjekjen për projektimin, ndërtimin dhe studimin e 10 rrugëve provë nëpër shkolla në qytet me fonde nga donatorë të huaj.
30 rrugë të sigurta shkollash në fund të 2024 do të përfaqësojnë 40% të shkollave të qytetit dhe do të prekë 25.000 nxënës, rreth 8.000 metra katrorë hapësirë publike të mbrojtur brenda në lagje, duke ofruar zona të sigurta loje e pushimi për banorët në një hapësirë në distancë prej më pak se pesë minutash nga shtëpia.
Fillimisht të testuar në Bolcano në Itali në 1989, rrugët e sigurta të shkollave kanë fituar popullaritet prej pandemisë Covid-19 për shkak të efikasitetit, kostos së ulët dhe përmirësimeve të menjëhershëm në sigurinë e fëmijëve e njëkohësisht kontributin kuptimplotë në hapësira publike cilësore.
Qytete tjera evropiane janë shembull në programet e rrugëve të sigurta të shkollave, si programi i Barcelonës “Protegim les Escoles,”, “Strade Scolastiche” në Milano dhe “Rues aux Écoles” në Paris.