Romani "Time Shelter" (Streha në kohë) i shkrimtarit bullgar, Georgi Gospodinov është në listën e gjatë për Çmimin Ndërkombëtar të Librit “Booker 2023”, kanë thënë të martën nga shtëpia botuese “Zhanet 45”. Asnjë libër tjetër në gjuhën bullgare nuk është nominuar për Çmimin Ndërkombëtar të Librit “Booker”.
Dy gjuhët e tjera që janë futur për herë të parë në listën e gjatë janë katalanishtja dhe tamilja, thuhet në web faqen e “Booker Prize”.
Lista e gjatë përfshin 13 vepra të përzgjedhura nga 134 aplikime. Lista e ngushtë do të shpallet më 18 prill gjatë Panairit të Librit në Londër dhe do të përfshijë gjashtë prej kandidatëve të listës së gjatë. Fituesi do të shpallet në një gala mbrëmje në Londër më 23 maj.
“Time Shelter” është në të njëjtën listë me:
• “A System So Magnificent It Is Blinding” (shkruar nga Amanda Svensson dhe përkthyer nga Nichola Smalley)
• “Still Born” (shkruar nga Guadalupe Nettel dhe përkthyer nga Rosalind Harvey)
• “While We Were Dreaming” (shkruar nga Clemens Meyer dhe përkthyer nga Katy Derbyshire)
• “The Birthday Party” (shkruar nga Laurent Mauvignier dhe përkthyer nga Daniel Levin Becker)
• “Is Mother Dead” (shkruar nga Vigdis Hjorth dhe përkthyer nga Charlotte Barslund)
• “Standing Heavy” (shkruar nga GauZ' dhe përkthyer nga Frank Wynne)
• “Whale” (shkruar nga Cheon Myeong-kwan dhe përkthyer nga Chi-Young Kim)
• “Boulder” (shkruar nga Eva Baltasar dhe përkthyer nga Julia Sanches)
Çmimi Ndërkombëtar i Librit “Booker” nxjerr në pah letërsinë artistike nga të pesë kontinentet, të përkthyera në gjuhën angleze.
Çmimi për fituesin është 50,000 GBP, e ndarë në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit (ose e ndarë në mënyrë të barabartë midis përkthyesve të shumtë). Ka një çmim prej 5000 GBP për secilin nga titujt e përzgjedhur: 2500 GBP për autorin dhe 2500 GBP për përkthyesin (ose i ndarë në mënyrë të barabartë midis përkthyesve të shumtë)./BTA