Tiger Woods i jep tampon kundërshtarit (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tiger Woods bëri rikthimin e tij të shumëpritur të enjten dhe shënoi rastin duke i dorëzuar kundërshtarit të tij Justin Thomas një tampon, me sa duket duke sugjeruar që ai luante si një grua, pasi e kaloi atë në turneun e golfit, Genesis Invitational.

Fituesi i 15 titujve të golfit, Woods po luante raundin e tij të parë konkurrues pas shtatë muajve, pas një pushimi për shkak të lëndimit, raporton KosovaPress.

Ishte qasja e tij ajo që ra në sy gjatë raundit të parë, ndërsa ai vazhdimisht gjuante goditjet e tij më larg se Thomas dhe Rory McIlroy.

Ndërsa Woods dhe Thomas vazhduan në vrimën e nëntë, Woods edhe një herë doli më i mirë se kundërshtari i tij amerikan, dhe ndërsa dyshja ecën së bashku, ai lëshoi një tampon në dorën e Thomas.

Thomas e hodhi menjëherë në dysheme, ndërsa Woods mbeti duke qeshur, qartësisht i kënaqur me shakanë e tij.

Rastin e gjeni më poshtë.

(13) Busted Coverage on Twitter: "Yes, Tiger Woods 100% handed Justin Thomas a tampon after he outdrove him. https://t.co/VJbfldyXhw" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024