Tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës, Ivana Knoll, u fotografua duke u përballur me sigurinë teksa pozonte për foto përpara ndeshjes çerekfinale të Kroacisë kundër Brazilit.
Bukuroshja kroate po pozonte me veshjen e saj tashmë të famshme bardh e kuq, siç bën para çdo ndeshje të kombëtares së saj.
Por duket se ajo u kërkua të lëvizte me shpejtësi nga sigurimi që i kërkoi të kthehej në vendin e saj, shkruan The Sun.
Ivana u fotografua duke folur me një nga rojet e sigurisë në stadiumin Education City në Al Rayyan në Katar.
Modelja është shfaqur në çdo lojë për të mbështetur vendin e saj, gjithmonë me veshje seksi, pavarësisht ligjeve të Katarit.
Më herët gjatë ditës së sotme, për të nxitur mbështetjen për djemtë e saj në fushë, 30-vjeçarja mahnitëse ndau një seri fotosh joshëse me 1.8 milionë ndjekësit e saj.
Postimi i saj i parë në Instagram e shfaqi atë duke pozuar buzë pishinës me bikini dhe me shami në kokë dhe çorape të njëjta.
Ivana ishte qartazi në disponim për t’u përfshirë në një grindje miqësore në futboll, ndërsa vijoi me një tjetër postim.
Fansja mahnitëse u pa duke u rrotulluar rreth një çatie në Katar duke shfaqur një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj.
Duke njoftuar se pret të festojë një fitore ndaj Brazilit të premten, ajo shkroi: “Le të kërcejmë nesër”.
Ivana ka postuar një klip të saj duke ngrënë sushi krahas mesazhit: “Vetëm sushi në menunë e sotme”.
Që kur u bë një sensacion në internet, modelja e lindur në Gjermani thotë se është bombarduar me mesazhe nga fansat.
Ajo shpjegoi se edhe pse kishte planifikuar të largohej nga Katari nëse Kroacia eliminohet – por tani ka ndryshuar mendim.
Ivana tha se ajo po përjeton një shpërthim të tillë në Kupën e Botës, do të qëndrojë për të parë finalet, “pa marrë parasysh se kush luan”.
Modelja u shfaq në Piers Morgan Uncensored në TalkTV në fillim të kësaj jave për të diskutuar për zgjedhjet e saj provokuese të veshjeve.
Duke veshur një bluzë të zbuluar në ngjyrat e flamurit kroat, ajo pohoi se nuk ka marrë asnjë koment negativ që nga mbërritja në vendin e Lindjes së Mesme.
Influencuesja ka rrezikuar të shkelë ligjet e Katarit për veshjet teksa ka pozuar me veshje gjithnjë e më joshëse në lojërat e Kroacisë.