Tifozët sulmojnë lojtarët në derbin grek, Olimpiakos-AEK
Një sulm në fushë ka lënë në hije derbin në Superligën greke mes Olimpiakosit dhe AEK-ut të Athinës.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e vendas u vërsulën drejt fushës duke hedhur bomba tymuese dhe predha. Ata u larguan nga policia, ndërsa lojtarët dhe zyrtarët e AEK-ut u futën në dhomën e zhveshjes.
Për më tepër, presidenti i Olympiakosit, Evangelos Marinakis hyri në fushë dhe sulmoi verbalisht arbitrin. “Mashtruesit kanë treguar se nuk kanë të ndalur”, u ankua pronari i klubit. “E gjithë Greqia është e neveritur.”, ka shtuar i nervozuar ai, përcjellë KosovaPress.
Përveç kësaj, Olympiakosi lëshoi një deklaratë duke thënë se Federata Greke e Futbollit dhe qeveria po e vrasin futbollin. Klubi më i madh në vend akuzon federatën për manipulim të kampionatit.
Pas kësaj fitoreje me rezultat 1-3, AEK-u ka pikë të barabarta me Pnathinajkosin, kurse Olympiakosi është tashmë nëntë pikë prapa dyshes së parë.