Tifozët shqiptarë e kroatë festojnë së bashku në Hamburg
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Atmosferë fantastike po mbretëron para ndeshjes në mes të Shqipërisë dhe Kroacisë, ku tifozët e këtyre dy kombëtarëve po festojnë së bashku në Hamburg.

Lexues të KosovaPress-it kanë dërguar një foto redaksisë tonë nga atmosfera në Hamburg, ku shihen dy tifozë, njëri i mbështjellur me flamur të Kroacisë dhe tjetri me atë të Shqipërisë, ndërsa në fanellat e tyre në gjuhën kroate shkruan “vëllau përkrah vëllaut, shqiptari përkrah kroatit”.

Ndeshja Kroaci-Shqipëri zhvillohet sot në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, dhe i takon xhiros së dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024