Tifozët komentojnë mungesën e Rrahmanit e Zhegrovës
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Yje si Amir Rrahamni e Edon Zhegrova nuk janë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit që zhvillohet pas pak në “Fadil Vokrri”.

Mungesën e tyre tifozët po e shohin si të arsyeshme për shkak se ata janë në obligime me ekipet e tyre respektive.

Për KosovaPress, ata gjithashtu janë shprehur të bindur se nuk do të ketë ndonjë eskalim të tifozëve në tribuna gjatë kësaj ndeshje. Rabi Xhemajli ka thënë se mungesa e Rrahmani dhe Zhegrovës është e arsyeshme

“Çdo lojë është e rëndësishme për shtetin mirëpo në bazë të rrethanave nuk kanë gabuar sepse nuk e kemi nevojën, jemi më të dobët dhe kanë arsye që nuk kanë ardhur mirëpo sidoqoftë është dashur të vijnë për shkak të publikut dhe kënaqësia jonë t’i shohim Zhegrovën e Rrahmanin...Jo, sepse është alet dhe mik i yni dhe sporti është sport, do ta bëjmë lojën më të mirë të mundshme, mirëpo çdoherë respekt për ekipet që vijnë këtu edhe për Izraelin edhe për çdo ekip që vjen në shtetin tonë”, ka thënë Xhamajli.

Ndërsa Ramiz Thaçi ka deklaruar se kjo ndeshje nuk ka shumë rëndësi të madhe për Kosovën, ndërsa eskalim nuk do të ketë sipas tij

Ndërsa tifozi që ka ardhur nga Tetova për ta parë këtë ndeshje, Daut Ramadnai ka dekalruar se është faji i FIFA-s që e ka caktuar këtë datë të ndeshjes dhe se kjo ua ka pamundësuar disa lojtarëve që t’i bashkohen kombëtares.

Ndeshja Kosovë-Izrael nis nga ora 20:45.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024