Me tensione të shumta e përplasje mes deputeteve të pozitës dhe opozitës është mbajtur Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo për shkak të replikave të ashpëra që kishin deputetet lidhur me neglizhencën që po i bëhet punës së këtij komisioni.
Ndonëse, ka mbetur më pak se një muaj mandat i këtij komisioni, deputetët opozitarë kanë kërkuar nga pozita që t’i bashkohen kërkesës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni, mirëpo të njëjtit janë arsyetuar për mospërfillje të kërkesave të tyre lidhur nga opozita.
Ndërsa, kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka mohuar se qëllimisht të ketë bërë padrejtësi mes deputetëve. Derisa ka kërkuar nga deputetet e pozitës që t’i bashkëngjiten kërkesës për të kërkuar vazhdimin e mandatit të këtij komisioni.
Ndërkaq, deputeti Hyseni ka akuzuar partitë opozitare lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai po ashtu ka akuzuar deputeten Kica-Xhelli për keqpërdorim të mbledhjes në këtë komision, e po ashtu edhe të votave.
Ndërsa, debati u shndërrua në personale, kur deputeti Hyseni ashpër e akuzoi deputeten Kica-Xhelili për keqpërdorim të votave.
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i është drejtuar deputetit Hyseni, duke i thënë se pa presidenten, Vjosa Osmanin dhe Listën Guxo asokohe, ju kurrë në jetë, nuk do të mund ta shihnit 50 për qindëshin.
Për këtë, deputeti Hyseni i është përgjigjur deputetes Kica-Xhelili duke i thënë se mandatin që e ka marrë përmes LVV-së e ka tradhtuar.
Derisa u akuzua për keqpërdorim të votave, deputetja Kica-Xhelili tha se deputeti Hyseni duhet ta pyes presidenten Osmani pse e ka thirr në vitin 2021.
Për këtë, deputeti nga partia në pushtet, Halil Thaqi ka thënë se veç në kohë zgjedhjesh LDK është viktimizuar duke treguar vazhdimisht se si janë vrarë disa njerëz prej politike.
Ndërkaq, deputetja Kica-Xhelili ka thënë se “Me mu merreni sa të doni, po me LDK-në e njerëz të vrarë nuk guxoni me u marrë se nuk ta lejoj”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...