Në rrugën që shpie te tregu i automjeteve në Prishtinë, tregtarë të ndryshëm tash e disa vite vazhdojnë të therin pulat në kushte të papërshtatshme. E edhe kësaj radhe kur KosovaPress, tentoi të pasqyrojë gjithë ngjarjen që është zhvilluar kundërligjshëm, tregtaret kanë penguar duke mos lejuar filmimin e gjithë asaj “kasaphane të fshehur”, që po ndodh në këtë rrugë.
Megjithatë, ekipi ynë nën kërcënimin e disave nga tregtarët, ka arritur të filmojë skenën që i ngjan filmave horror.
“Bukë e kemi ne këtë.. jo pa lejen tonë nuk bon me marrë pamje, ne nuk të japim leje të na fotografoni... parregullsi ke në qeveri, ata hajdutët janë parregullsi...kjo është shumë legale, kjo është shumë “bet”... hajde ua qesim një drekë dhe tërë ditën gjirohem atje... na lejo të mbesim gjallë...sa i fiton prej kësaj storie...unë ua japi dhe mos na dëmtoni”, janë vetëm disa nga fjalët që dëgjohen nga personat që në mënyrë të paligjshme therin shpendë në kushte të papërshtatshme në këtë rrugë.
Në këtë rrugë, përveç pulave që theren, shiten edhe pula të gjalla dhe kafshë të tjera, mirëpo edhe gjësende të ndryshme, për të cilat qytetarët shprehin interesim t’i blejnë.