Therja e kurbanëve lejohet vetëm në thertore të licencuara
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Therja e kurbanëve lejohet vetëm në thertore të licencuara
Kurban1234
25/05/2026 - 17:58
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë kërkon që therja e kurbanëve të bëhet vetëm në objektet e destinuara për therje dhe të cilat kanë aprovim nga shteti.

Në njoftim thuhet se me rastin e festës së Kurban Bajramit, qe këtë vite shënohet me datë 27.05.2026, therja e  kurbanit’’ lejohet vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.  Lista e thertoreve të aprovuara gjenden në ëeb faqen e AUV-së, https://auvk.rks-gov.net/doënload/regjistri-i-depove-te-aprovuara-per-therjen-e-thundrakeve/.

‘’Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, respektimit të ligjit nga të gjithë pa përjashtim kërkojmë që therjen e kurbanëve ta bëni vetëm në objektet e destinuara për therje dhe të cilat kanë aprovim nga shteti.

Therja jashtë këtyre objekteve, përbën shkelje ligjore dhe mund të rrezikojë shëndetin e përgjithshëm publik. Lëvizja e kafshëve pa dokumente shoqëruese, shitblerja apo therja në vende publike nuk do të tolerohet, mekanizmat e shtetit do të veprojnë. 

Thertoret përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë. Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve.  Aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes nga veterinari zyrtar’’, thuhët në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026