Theret me thikë një person në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
PRishtina qyteti
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes me thikë sonte rreth orës 18:50 në rrugën "Xhorxh Bush" në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024