Themelorja e dënon me dy vite burgim të akuzuarin për marrje të ryshfetit
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vite burgim të akuzuarin L.L për shkak të shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit”.

Themelorja njoftoi se i akuzuari  L.L është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve.

Në këtë dënim të shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, prej datës 30.06.2021 deri më datë  22.11.202, si dhe Dënim me Gjobë në shumë prej pesë mijë (5000) euro, të cilën gjobë obligohet ta paguaj brenda afatit prej 30 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykim.

Gjykata githashtu shqiptoi dënim plotësues - Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratë publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite, dënimi  plotësues zbatohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024