Themelohet Shoqata e miqësisë Kosovë-Austri
Lexohet për: 1 min.
shoqata
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është themeluar Shoqata e re e miqësisë, ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Pjesë e ceremonisë inauguruese të kësaj shoqate ishin edhe krerët e shtetit, të cilët vlerësuan miqësinë me Austrinë.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se kjo shoqatë do të thellojë dhe forcojë raportet Kosovë-Austri.

Ndërsa,kryeministri, Albin Kurti tha se Austria është një partner i palëkundur i Kosovës.

Në këtë ceremoni ishte edhe deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, i cili tha se përmes shoqatës së re të miqësisë, do të thellohet edhe më tej bashkëpunimi ekonomik dhe diplomatik.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin edhe përfaqësues të tjerë politik dhe institucional, të cilët e mirëpriten themelimin e Shoqatës së re të miqësisë Kosovë-Austri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024