Në Ditën Botërore të Tokës është themeluar garda për mbrojtjen e natyrës, e cila u tha se do të ndihmojë në monitorim, parandalim të krimeve mjedisore dhe për edukim qytetar.
Themelimi i kësaj garde është bërë në hapësira e Biblotekës Kombëtare, ku mori pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti. Ai tha se gjatë mandatit të kaluar janë ndarë 10 milionë euro për ndërtimin e shtretërve të lumenjve.
“Pasuritë natyrore nuk janë të askujt veçmas, por janë të të gjithëve bashkë dhe mbi të gjitha që zhvillimi nuk mund të vijë duke shkatërruar bazën mbi të cilën ndërtohet jeta. Garda për mbrojtjen e natyrës është shprehje e një ndryshimi të thellë në mënyrën se si e kuptojmë shtetin. Një shtet që nuk është spektator por veprues. Një shtet që nuk reagon vonë por parandalon me kohë. Pra politika, veprime e masa paraprake duke mos pritur për reaksion ndaj dëmit i cili tashmë veçse është shkaktuar. Një shtet i cili nuk e toleron degradimin por e ndalon dhe parandalon atë. Për shumë vite natyra në vendin tonë është trajtuar si një hapësirë pa zot. Atje ku ka munguar shteti, ka hyrë abuzimi. Atje ku ka munguar ligji, ka dominuar interesi i ngushtë. Ne po e ndryshojmë rrënjësisht këtë logjikë”, tha ai.
Tutje, ai tha se gjatë mandatit të kaluar janë ndarë mbi 10 milionë euro për rregullimin e shtretërve të lumenjve.E Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla tha se themelimi i gardës do të parandalojë shkeljet në mjedis.
Në Biblotekën Kombëtare është nënshkruar memorandumi mes ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për themelimin e gardës për mbrojtjen e natyrës.