Haxhiu dhe Kurti shmangin pyetjet e gazetarëve për gazin amerikan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu dhe Kurti shmangin pyetjet e gazetarëve për gazin amerikan
kurti-sflet-per-media
02/07/2026 - 14:09
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk janë ndalur për deklarime për media gjatë dy ngjarjeve të mbajtura sot, ku në fokus të pyetjeve të gazetarëve ka qenë çështja e gazit amerikan.

Gjatë pjesëmarrjes në shënimin e 36-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, Haxhiu dhe Kurti nuk u përgjigjën në pytjen e KosovaPress-it se a do ta pranojnë gazin amerikan si kusht për formimin e institucione të reja, me arsyetimin se kanë agjendë të ngjeshur.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në aktivitetin për 20-vjetorin e themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, ku Kurti, i pyetur për gazin amerikan, është shmangur nga përgjigjja duke thënë: “Po shkoj në kryeministri”.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është larguar nga salla në momentin që ka filluar programi arstistik-nga Asambli “Shota”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026