“The Travel”: Shqipëria mes 10 destinacioneve fantastike edhe për pushimet në çift
Lexohet për: 2 min.
Ksamil_salty_travels_albania
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndërsa udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në shumë vende të botës, adhuruesit e udhëtimeve janë gjithmonë në kërkim të opsioneve më fantastike por të përballueshme. Për fat të mirë, ekziston një botë e madhe mundësish për çiftet që kërkojnë të përjetojnë një aventurë të paharrueshme së bashku, pa sforcuar llogaritë e tyre bankare, sipas një artikulli të gazetarit Brian Oseko, të botuar në “The Travel”.

Shqipëria ofron një “arratisje” të përballueshme, por magjepsëse me fshatra piktoreske dhe peizazhe surreale.

Riviera Shqiptare shtrihet në një vijë bregdetare të mrekullueshme, e cila ofron diellin, detin dhe relaksin, si dhe një zhytje në historinë dhe kulturën e vendit.

Gjithashtu, eksplorimi i parqeve kombëtare ofron aventura të paharrueshme mes bukurisë natyrore që të lë pa frymë!

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më fantastike për pushime në çift me një buxhet të ulët, përcjell atsh.

Ksamil, Shqipëri

Ksamili, një perlë e fshehur përgjatë rivierës shqiptare, është një destinacion i shkëlqyer për pushime me një buxhet të ulët për çiftet që kërkojnë diellin, detin dhe relaksin, transmeton KosovaPress.

Kjo parajsë bregdetare mburret me plazhet e saj të paeksploruara, ujërat e pastër kristal dhe atmosferën e qetë që tërheq adhuruesit e udhëtimeve që duan detin.

Atraksionet kryesore këtu janë Ishujt mahnitës të Ksamilit, një koleksion ishujsh të vegjël pranë bregut, Parku Kombëtar i Butrintit, Kalaja e Lëkurësit dhe Syri i Kaltër.

Ksamili është i njohur edhe për restorantet e tij, që ofrojnë pjata të shijshme të ushqimeve të detit.

Çiftet mund të shijojnë ushqimet e freskëta të ditës me çmime të përballueshme.

Me ambientin e tij të rehatshëm, plazhet e bukura dhe çmimet e përballueshme, Ksamili u ofron çifteve një mjedis idilik për një arratisje romantike të lirë.

Hotelet më të lira kushtojnë 22 dollarë nata.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024