Ndërsa shumë destinacione janë gjerësisht të njohura, disa të tjera, të vendosura në mes të Evropës, ofrojnë atraksione jashtëzakonisht magjepsëse dhe të pazbuluara!
E përditshmja australiane “The Sydney Morning Herald” e ka renditur Shqipërinë mes 12 vendeve mesdhetare më të mahnitshme, që ofrojnë aventura të jashtëzakonshme me çmime të volitshme, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.Shqipëria
Pse duhet të vizitoni Shqipërinë?
Kjo pikë e re e nxehtë e pushimeve ndodhet në vijën bregdetare të Adriatikut, dhe në një brendësi tepër të thyer mund të eksploroni kështjella mesjetare, rrënojat e lashta të stilit grek dhe romak.
“Lonely Planet” e renditi atë në listën e “destinacioneve më të mira për udhëtime në 2023”.
Kini parasysh që evropiano-veriorët kanë filluar të pushtojnë Rivierën Shqiptare rreth Sarandës.
Porto Palermo është gjithashtu një alternativë relaksuese për të shijuar vendpushimet në Mesdhe.
Monumentet e shpërndara datojnë 2500 vjet më parë dhe përfshijnë një teatër të stilit grek, mozaikë romakë, kështjellën veneciane dhe rrënojat atmosferike të një forumi dhe bazilika.