Tha se ruan kontakte me të, dëshmitari nuk e di emrin e vëllait të Osman Sinanit
Lexohet për: 2 min.
deshmitari-190623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një pjesë e madhe e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, është dhënë duke folur për Osman Sinanin, personi që sipas dëshmitarit ishte mbajtur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai pretendon se Sinani ishte rrahur për vdekje por këtë e ka pranuar se nuk e ka parë, por sipas tij kështu ka dëgjuar.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e turpit gjykues, dëshmitari serb me kodin 3540 ka deklaruar se është takuar me vëllain e Sinanit disa vjet pas luftës dhe se me të njëjtin vazhdon të ruaj marrëdhënie.

Por këtij personi, dëshmitari ka thënë se nuk ia di emrin, çka edhe ka shkaktuar reagimin e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi, avokatit Gregory Kehoe.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/trupi-gjykues-kerkon-shkurtimin-e-kohes-per-intervistimin-e-deshmitareve/

Gjatë kësaj dëshmie, 3540 ka folur për periudhën e vitit 1998 kur edhe pretendon se ishe ndaluar dhe mbajtur nga UÇK. Ai ka thënë se në atë kohë ka punuar roje pylli.

Fillimisht ai nuk ka thënë se ka dhënë informata për UÇK-në te autoritetet serbe por më pas mbrojtja e Thaçit, Gregory Kehoe, e ka përballur atë me deklaratën që vet e kishte dhënë për ZPS-në ku thuhej se kishte informuar Serbinë për aktivitetet e UÇK-së.

Dëshmia e tij ka përfunduar brenda ditës dhe është dhënë kryesisht në seancë të hapur për publikun, por me masa mbrojtëse duke mos shfaqur identitetin e tij.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024