Tetë ushqime që ju ndihmojnë të pushoni më mirë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Fondacioni Sleep Charity nga Britania e Madhe publikoi këshilla për ata që shpresojnë për një pushim më të mirë gjatë natës.

Sipas Fondacionit konsumimi i bananes pak para se të shkoni në shtrat ndihmon në pushimin më të mirë gjatë natës falë niveleve të larta të magnezit dhe kaliumit që përmbajnë ato, të cilat kanë një efekt relaksues në muskuj dhe po ashtu posedon triptofan, i cili ndihmon në qetësimin e trurit.

Bananet veprojnë njësoj si melatonina, të cilën shumë njerëz në mbarë botën e përdorin për pushim më të mirë. Fondacioni këshillon gjithashtu të hani fruta të tjera që ofrojnë nivele të larta të melatoninës, si rrushi, qershitë dhe dredhëza.

Përveç këtyre frutave magjike, hulumtimi i Fondacionit ka treguar se edhe bajamet, peshku, drithërat dhe tërshëra me djathë mund të ndihmojnë edhe në gjumë.

Ekspertët e gjumit sugjerojnë gjithashtu të hani vetëm vakte të lehta dhe të shmangni ushqimet pikante, çokollatën dhe ushqimet me përmbajtje të lartë karbohidratesh.

Së bashku me ushqimin e duhur, Fondacioni këshillon reduktimin e kohës së kaluar para ekranit dhe rritjen e aktiviteteve relaksuese si leximi apo meditimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025