Tërnava uron Ramazanin: Lusim Zotin të ndalen luftërat dhe konfliktet
Lexohet për: 2 min.
Ternava-220323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjërimi i muajit të Ramazanit e largon njeriun nga urrejtja dhe e motivon për vepra të mira, ka thënë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava derisa ka uruar muajin e shenjtë të myslimanëve.

Lutja të cilën e ka përcjellur Tërnava është për ndaljen e luftërave dhe konflikteve, në mënyrë që popujt të jetojnë të qetë dhe në paqe.

“Mësimet, vlerat dhe misioni i agjërimit, janë më se të nevojshme për shoqërinë edhe ashtu të trazuar që po kalon ditë jo të mira, me luftëra e konflikte. Prandaj në këtë Natë të Madhe, në vigjilje të fillimit të këtij muaji të madh, lusim Zotin që sa më parë të ndalen luftërat dhe konfliktet, dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni", ka thënë ai.

Tërnava ka thënë se myslimanët e realizojnë agjërimin për hirë të krijuesit dhe për të merituar mëshirën dhe begatitë e tij.

Nesër në agim, me ngrënien e syfyrit besimtarët myslimanë nisin muajin e agjërimit, Ramazanin.

Gjatë këtij muaji myslimanët heqin dorë nga ngrënia dhe pija, që nga agimi i ditës e deri në perëndim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024